“Më tha të hiqja të gjitha rrobat e filloi të më përkëdhelte”/ Profesori akuzohet për ngacmime seksuale

Evropë

“Më tha të hiqja të gjitha rrobat e filloi të më përkëdhelte”/ Profesori akuzohet për ngacmime seksuale

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:44
Ilustrim

Një profesor i Gjinekologjisë në Greqi, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa studente gjatë ekzaminimeve gjinekologjike. Mediat greke shkruajnë se studentet kanë pretenduar sot në gjykatë se pedagogu i tyre i ka ngacmuar seksualisht duke përfituar nga pozicioni i tij.

“Ai mbylli derën dhe më tha të hiqja të gjitha rrobat e mia. Isha krejtësisht lakuriq dhe ai filloi të më përkëdhelte. U ndjeva e ekspozuar, ndjeva turp të madh”, tregoi njëra prej studenteve.

Në ankesat përkatëse të studenteve, thuhet se pedagogu i thërriti ato në zyrën e tij për ekzaminime falas dhe përfitoi nga kjo situatë. Sipas tyre, ai ka kërcënuar dhe shantazhuar viktimat, në mënyrë që të heshtnin.

I akuzuari për abuzim seksual në seri, është ulur në selinë e Gjykatës Penale Tre-anëtarëshe të Selanikut. Pas seancës së sotme, ajo e rradhës u shty për 12 tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat