Turku ngeci brenda topit të periudhës osmane, hyri brenda tij për të pozuar

Evropë

Turku ngeci brenda topit të periudhës osmane, hyri brenda tij për të pozuar

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:14
Foto

Një burrë duhej të shpëtohej të martën nga zjarrfikësit pasi ngeci brenda një topi të periudhës osmane, derisa pozonte për një fotografi në Turqi.

Sipas medieve të huaja, burri i identifikuar vetëm me inicialet e tij T.K, hyri brenda topit në Sheshin Barbaros në Besiktas.

Por, pasi u zvarrit brenda për një fotografi, ai ngeci brenda dhe nuk ishte në gjendje të dilte nga aty.

Ai iu kërkoi ndihmë miqtë dhe kalimtarëve që ta ndihmonin, por ata nuk arritën ta nxirrnin jashtë.

Kështu, ata thirrën një ekip zjarrfikësish të Besiktasit, të cilët mbërritën në vendngjarje për ta arritur qëllimin.

Zjarrfikësit arritën ta shpëtojnë atë duke përdorur vaj në anët e pjesës së rëndë të artilerisë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat