Vrasësi i tre fëmijëve të tij në Kroaci kishte paralajmëruar krimin: Po ju lë sepse më la dashuria e jetës sime

Evropë

Vrasësi i tre fëmijëve të tij në Kroaci kishte paralajmëruar krimin: Po ju lë sepse më la dashuria e jetës sime

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:49
Harald Kopitz

Vrasësi i tre fëmijëve të tij mbrëmë në afërsi të Zagrebit është Harald K., një shtetas austriak me një adresë kroate ku ka një kompani të regjistruar.

Ai kishte paralajmëruar se do të kryente një krim pasi që ishte shkurorëzuar me bashkëshorten. Sipas informacioneve jozyrtare, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Lamtumirë të gjithëve. Po ju lë sepse nuk mundem më. Dashuria e jetës sime Maria D. më la sepse ish-gruaja ime Diane K ishte shumë e keqe me të dhe sepse nuk kam më para”.

Gjithçka që po përpiqesha të bëja gjatë një viti e gjysmë ka dështuar dhe as vëllezërit e mi nga shtëpiza masonike nuk donin të më ndihmonin, dhe në fund ata as që donin të përgjigjeshin në telefonatat e mia”.

Vetëm miqtë e mi më të mirë Roland dhe Manfred dhe vëllai im Helmut më ndihmuan aq sa mundën. Por tani, tani është fundi! Mirupafshim”, shkroi Harald K. në rrjetet sociale.

Siç marrim vesh, një nga shokët e tij ka raportuar këtë status në polici gjersa ishte i pari që kishte ardhur në vendin e krimit pasi ishte i shqetësuar me mesazhin e tij.

Babai i fëmijëve është një konsulent financiar me përvojë i cili u diplomua në Universitetin e Donau-Universitat Krems dhe ka një diplomë master në administrimin e biznesit (MBA), ka punuar në disa kompani udhëheqëse austriake me qira, por edhe në pozicione drejtuese në Robert Bosch AG, Alcatel AG dhe të tjerët. Ai është një shtetas austriak me një adresë të përhershme kroate, dhe sipas të dhënave të disponueshme, ai ka lindur në vitin 1965.

Ndryshe, vrasësi i fëmijëve ka tentuar të vetëvritej por ka dështuar dhe aktualisht po mjekohet në një spital në Kroaci.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat