Merkel në tubimin e fundit si kancelare mbështet Laschetin: Votoni për të në emër të së ardhmes

Evropë

Merkel në tubimin e fundit si kancelare mbështet Laschetin: Votoni për të në emër të së ardhmes

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:10
Angela Merkel

Angela Merkel në tubimin e saj fundit si kancelarë gjermane, një ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të sjellë një kancelar të ri pas 16 viteve të saj në detyrë, u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që “për hir të së ardhmes” të votojnë për konservatorin Armin Laschet.

“Bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të ardhmen e prindërve të tyre, dhe vetëm çdo katër vjet ju keni mundësinë të vendosni në nivelin federal se kush duhet ta formësojë atë të ardhme”, tha kancelarja në një takim në Aachen me kandidatin demokristian, i cili sipas sondazheve të opinionit, është disi më keq se socialdemokrati, Olaf Scholz.

Në tubim, Merkel u përpoq të ndihmonte kandidatin demokristian të arrijë me Scholz, raporton france24.

“Ju duhet të merrni vendimet e duhura, kjo është shumë e rëndësishme për ju nesër, sepse ka të bëjë me vendin tuaj dhe ju jeni duke vendosur për qeverinë tuaj të ardhshme” e cila do të duhet t’ju garantojë “përparim, siguri dhe paqe”, vuri në dukje kancelarja.

“Bota po ndryshon shumë shpejt dhe për këtë arsye Armin Laschet ka ende shumë punë për të bërë si kancelar federal”, tha ajo.

Olaf Scholz dhe Armin Laschet, njëri prej të cilëve ka shumë të ngjarë të jetë kancelari i ri gjerman, kanë paraqitjet e tyre të fundit parazgjedhore të shtunën përpara zgjedhjeve të së dielës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat