Socialdemokratët bëjnë parakalimin e fitores! Flet kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë

Evropë

Socialdemokratët bëjnë parakalimin e fitores! Flet kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:46
Olaf Scholz

Ditën e sotme udhëheqja e SPD-së bëri një xhiro fitore duke falënderuar votuesit dhe duke e bërë të qartë se pavarësisht se çfarë pretendon CDU, ata nuk kanë një mandat për të formuar një qeveri të vetëm.

"CDU mori mesazhin nga votuesit se ata nuk duhet të jenë në qeveri. Ata na thanë që ne duhet të formojmë qeverinë, ata forcuan tre parti, SPD, të Gjelbrit dhe FPD. Këto parti duhet të udhëheqin qeverinë e ardhshme", tha lideri socialdemokrat dhe kandidati për kancelar Olaf Scholz, duke iu referuar humbjes historike të konservatorëve.

Ndërkohë që theksoi se është koha për të krijuar një qeveri sa më parë të jetë e mundur.

"Ne duam të hyjmë në bisedime me partitë e tjera për të formuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur. Një koalicion social, mjedisor, liberal ka ndodhur këtu në Gjermani dhe ne duhet të bashkohemi për të parë nëse mund të përballojmë sfidat e së ardhmes",  tha kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat