Boris Johnson 45 minuta fjalim: Do ofrojmë rroga të larta dhe taksa të ulëta

Evropë

Boris Johnson 45 minuta fjalim: Do ofrojmë rroga të larta dhe taksa të ulëta

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 06:53
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se do të vazhdojë punën për rritjen e nivelit të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë një fjalimi të mbushur me batuta, ai u shpreh se qeveria e tij do të arrijë një ekonomi me rroga të lartë dhe taksa të ulëta si dhe u zotua të përmirësojë kushtet për kujdesin social.

Fjalimi që zgjati rreth 45 minuta ishte i pari në një sallë të madhe që prej fillimit të pandemisë.

Johnson u shpreh se fitorja dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 e ka ngarkuar qeverinë e tij me përgjegjësi të madhe për të ofruar ndryshimin e kërkuar nga qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat