Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

Evropë

Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 08:23
Ilustrim

Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një grup njerëzish përtej lumit në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Zbulimet e gazetarëve investigativë kanë nxitur debat.

Gazetarët hulumtues nga disa vende evropiane arritën të dokumentojnë të ashtuquajturat "Pushbacks" (shtyrje apo dëbime me dhunë), të paktën në pesë vende të ndryshme në kufirin boshnjako-kroat. Në regjistrimet e gazetarëve, të cilat u morën midis majit dhe shtatorit 2021, u dokumentuan njëmbëdhjetë raste, në të cilat personat që përpiqeshin të kalojnë ilegalisht u dëbuan me dhunë. Më shumë se 140 persona thuhet se janë dëbuar përtej zonës së gjelbër të kufirit, me sa duket pa kontrolluar fare statusin dhe të drejtat e tyre për mbrojtje.

Sipas informacioneve nga organizatat e të drejtave të njeriut, ka pasur më shumë se 16.000 pushbacks vetëm vitin e kaluar në kufirin kroato-boshnjak. Incidente të ngjashme janë regjistruar kohët e fundit edhe në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, e vazhdimisht ka pasur raporte për dëbime të tilla edhe në kufirin turko-grek dhe në det të hapur.

Refuzimi i dhunshëm i udhëtarëve të parregullt është kritikuar nga politikanët dhe organizatat e të drejtave të njeriut për shumë vite. "Pushbacks janë thjesht të paligjshme", tha Gillian Triggs, zëvendëskomisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Por "pushback" është një term politik që nuk është përcaktuar qartë në terma juridikë. Situata ligjore në kufij është komplekse.

A ka të drejtë një vend të parandalojë me forcë njerëzit që të hyjnë atje?

Në parim, një shtet ka të drejtë të vendosë, nëse mund të futen në territorin e tij shtetasit e vendeve të tjera. Edhe në Bashkimin Evropian, mënyra në të cilën një shtet mbron kufijtë e jashtëm dhe sovranitetin territorial është në duart e secilit shtet anëtar. Qeveria përkatëse vendos për veten se sa "i fortë" është një regjim kufitar. Mirëpo, autoritetet e mbrojtjes së kufirit duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të ruajnë proporcionalitetin - veprimet e qeverisë nuk duhet të shkelin të drejtat e njeriut.

Image
Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

Jo të gjithë njerëzit që kalojnë ilegalisht kufijtë e një shteti mund të kthehen në shtetin fqinj prej nga janë futur: Kjo kundërshtohet nga ndalimi i dëbimit kolektiv dhe i ashtuquajturi refuzim i rikthimit i përmendur edhe në Konventën e Gjenevës për Refugjatët në vitin1951 (nga Refuler francez - refuzoj), që është një parim i vlefshëm global i futur në të drejtën ndërkombëtare.Ky parim ndalon shtetet t kthejnë njerëzit në vendet ku ata rrezikohen nga torturat apo shkeljet e tjera serioze të të drejtave të njeriut.

Cilat të drejta i mbrojnë personat që futen ilegalisht në një vend?

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e nënshkruar nga 47 shtete, përcakton ndalimin e dëbimit kolektiv në Protokollin shtesë me numër IV. Por personat që futen ilegalisht nuk mund të thirren thjesht në këtë ndalim për të parandaluar riatdhesimin e tyre ose për të kërkuar rifutjen në një vend. Në një vendim që ka zgjuar shumë vëmendje, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) legalizoi pushbacks në mënyrë retrospektive në shkurt të vitit 2020. Ankuesit nga Mali dhe Bregu i Fildishtë nuk mund t'i referohen ndalimit të dëbimit kolektiv, sepse ata kanë përdorur dhunë për të kaluar kufirin në eksklavën spanjolle Mellila në Marok - megjithëse kishte një kalim tjetër të hapur legal të kufirit.

Për dallim prej emigrantëve ilegalë, refugjatët kanë në Konventën e Gjenevës për Refugjatët një mbrojtje shumë më të mirë kundër riatdhesimit përmes ndalimit të rivendosjes.

Image
Kur lejohet dëbimi i dhunshëm i personave që ilegalisht kalojnë kufirin?

Dëbimet e azilkërkuesve të cilët tashmë janë në territorin e BE-së janë në kundërshtim me rregullat, nëse nuk janë shikuar të drejtat e individit për mbrojtje. "Sapo dikush arrin territorin e një shteti anëtar të BE-së, personi në fjalë ka të drejtë të aplikojë për azil, dhe kjo kërkesë duhet të kontrollohet nga autoritetet", shpjegon eksperti i së drejtës detare në Hamburg, Alexander Proelß.

Organizata e OKB-së për refugjatët UNHCR dhe avokatët kryesorë ndërkombëtarë tani thonë se këto rregulla futen në fuqi menjëherë kur të kalohet kufiri - pavarësisht faktit që ligjërisht personi ende nuk është futur në territorin e BE-së.

Rastet e veçanta të Pushbacks në ujëra

Tek pushbacks në det luan një rol të rëndësishëm edhe largësia nga bregdeti. Sovraniteti i një shteti zakonisht përfundon dymbëdhjetë milje detare nga bregdeti. Nëse roja bregdetare - siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën - i detyron varkat e refugjatëve të kthehen jashtë kësaj zone në det të hapur, kjo nuk përbën shkelje të rregullave legale. Por njëkohësisht të gjthë kapitenët janë të detyruar t'i japin ndihmë një varke që ka nevojë për ndihmë.

Hyrja në Bashkimin Evropian megjithatë mund t'u refuzohet atyre që kërkojnë ndihmë. "Nuk ka asnjë detyrim sipas ligjit detar ndërkombëtar, i cili e detyron një vend, për shembull Italinë ose Greqinë, që të tolerojë futjen e njerëzve në bregdetin e tyre", shpjegon juristi Proelß. Qoftë në det apo në tokë: vetëm pak persona të prekur nga pushbacks kanë në fund mjete ligjore për të vepruar kundër dëbimit të tyre nga një vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat