Konflikt i armatosur mes dy grupeve në Adana të Turqisë, 30 të arrestuar

Evropë

Konflikt i armatosur mes dy grupeve në Adana të Turqisë, 30 të arrestuar

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 22:56
Foto

Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet tregojnë civilë me automatikë në duar që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

Hurriyet raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

“Në luftën e armatosur që shpërtheu në mes të rrugës në Adana, palët morën muret si mbulesë rreth shtëpive dhe hapën zjarr mbi njëri -tjetrin. Momenti i konfliktit është kapur me një aparat fotografik të telefonit celular.” njofton Hurriyet.

Sherri i armatosur përfundoi me mbërritjen e ekipeve të policisë në vendngjarje. Një hetim për ngjarjen ka filluar.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat