Presidenti çek nuk është në gjendje të kryejë detyrat, thotë kreu i Senatit

Evropë

Presidenti çek nuk është në gjendje të kryejë detyrat, thotë kreu i Senatit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:01
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman aktualisht nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij, tha më 18 tetor, kryetari i Senatit çek, Millosh Vystrcil.

Ai u thirr në një raport mjekësor nga spitali ku Zeman po qëndron në kujdes intenziv për më shumë se një javë.

Vystrcil u tha gazetarëve se ka gjasa të vogla që Zeman të kthehet në punë në javët e ardhshme.

Ai tha se parlamenti duhej të shqyrtojë miratimin e një neni kushtetues që mundëson transferimin e detyrave të presidentit te zyrtarët e tjerë.

Zeman u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak të Pragës më 10 tetor, një ditë pas zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit.

Mjekët kanë thënë se diagnoza e Zemanit 77-vjeçar nuk do të zbulohej për publikun.

Mediat çeke kanë spekuluar se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë. Zeman, që është konsumues i duhanit, vuan nga diabeti dhe në javët e fundit ka përdorur karrocë për të lëvizur.

Zeman luan rol vendimtar në përcaktimin e asaj që do të ndodhë tani, sepse si president është përgjegjës për emërimin e kandidatit që do ta formojë Qeverinë e re./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat