Tre persona u dërguan në spital pas shpërthimit në një shtëpi të qytetit skocez

Evropë

Tre persona u dërguan në spital pas shpërthimit në një shtëpi të qytetit skocez

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 00:26
Foto

Tre persona janë dërguar në spital në Ayr pas një shpërthimi të dyshuar të shtëpisë në Skoci.

Sipas mediave të huaja, policia, shërbimi i zjarrfikësve dhe shërbimi i ambulancës – përfshirë një ambulancë ajrore – janë në vendin e ngjarjes në Gorse Park, një rrugë banimi në zonën Kincaidston të qytetit në Skocinë perëndimore, pas raportimeve për një shpërthim pak pas orës 7 të mbrëmjes, të hënën.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës skoceze tha se tre persona u dërguan në spitalin Crosshouse në periferi të Kilmarnock aty pranë.

Gjashtë ambulanca, një ambulancë ajrore dhe tre “automjete të specializuara të operacioneve” u dërguan në vendngjarje.

Kompania e shpërndarjes së gazit SGN tha se po ndihmonte shërbimet e urgjencës për ta bërë zonën të sigurt.

Sipas raportimeve, shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që edhe njerëz që jetojnë disa kilometra larg dëgjuan shpërthimin, ndërkohë që fqinjët janë evakuuar.

Alice Shaw, e cila jeton aty pranë, tha për Daily Record se shpërthimi ishte “tmerrues”.

Ajo tha: “Dukej sikur shpërtheu një bombë. E gjithë shtëpia jonë u trondit dhe gjithçka nga televizori tek fotografitë ranë nga muri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat