Dy emigrantë nga Siria gjenden të vdekur brenda një kamioni në Austri

Evropë

Dy emigrantë nga Siria gjenden të vdekur brenda një kamioni në Austri

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Dy refugjatë janë gjetur të vdekur brenda një kamioni në Austri.

Policia i zbuloi 30 refugjatë brenda hapësirës së vogël në Burgenland.

Shoferi i kamionit ka ikur në këmbë dhe po kërkohet nga autoritetet, raporton Kurier.at.

Hetimeve paraprake të autoriteteve austriake të gjithë refugjatët e gjetur në fugon ishin burra nga Siria.

Austria, ka pasur një fluks të emigrantëve në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë.

Për këtë shkak ky shtet i ka rritur kontrollet në korrik.

Sipas policisë 250 kontrabandistë janë arrestuar që nga fillimi i vitit.

Më 27 gusht 2015, 71 imigrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Afganistani, përfshirë tre fëmijë dhe një foshnjë, u mbytën në ndarjen hermetike të një fugoni, ku kontrabandistët i kishin fshehur.

Ata u zbuluan në Austri, por vdiqën ndërsa ishin akoma në anën tjetër të kufirit.

Gati katër vjet më vonë, gjykatat hungareze dënuan kontrabandistët e tyre me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat