Analisti francez shkakton zemërim, u drejton snajperin gazetarëve

Evropë

Analisti francez shkakton zemërim, u drejton snajperin gazetarëve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 20:11
Eric Zemmour

Një analist politik i së djathtës ekstreme, i cili pritet të bëhet Presidenti i ardhshëm i Francës, shkaktoi zemërim mes të pranishmëve duke drejtuar një snajper drejt gazetarëve dhe duke thënë: 'Tërhiquni!'.

Eric Zemmour, 63-vjeçari i njohur për një urrejtje famëkeqe për shtypin, kreu marifetin në panairin e armëve Milipol në Paris sot në mëngjes.

Në skenat e postuara në mediat botsociale, Zemmour mund të shihet duke tundur armën, pa bërë asnjë kontroll sigurie.

Ministrja e shtetësisë Marlène Schiappa sulmoi menjëherë Zemmour, duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri të madhe.

"Duke vënë në shënjestër gazetarët me armë dhe duke u thënë atyre" tërhiquni! " kjo nuk është aspak për të qeshur", shkroi Schiappa në Twitter.

'Ishte e tmerrshme. Sidomos pasi tha seriozisht se ai donte të "zvogëlonte fuqinë e mediave".

"Në një demokraci, liria e shtypit nuk është shaka dhe nuk duhet të kërcënohet kurrë."

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat