Shteti që do t’i japë 100 euro secilit qytetarë për të përballuar rritjen e energjisë dhe karburantit

Evropë

Shteti që do t’i japë 100 euro secilit qytetarë për të përballuar rritjen e energjisë dhe karburantit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:48
Ilustrim

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Kjo shifër do të shkojë për pothuajse 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.

Pagesat e para do të akordohen për punonjësit e bizneseve deri në fund të muajit dhjetor. Ndërkohë nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë e tyre në fillim të vitit 2022.

Pagesa do të jetë e pataksuar dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 3.8 mld euro. Për autoritetet kjo shifër konsiderohet shumë më pak se ulja e çmimit të karburantit.

Europa po përballet me pakënaqësi pasi çmimet e energjisë pësuan rritje, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe e bizneseve që po fillojnë të kthehen në ritmet e para pandemisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat