Virusi respirator sincital po përhapet si një pandemi mes të vegjëlve në Itali

Evropë

Virusi respirator sincital po përhapet si një pandemi mes të vegjëlve në Itali

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:56
Ilustrim

'Të shohësh vogëlushen tënde të sëmurë është vërtet përvoja më e frikshme që mund të provosh dhe shëndeti është vërtet luksi më i madh, mos e harroni kurrë', ka shkruar Chiara Ferragni në profilin e saj në Instagram. Vittoria, fëmija i dytë i Ferragni dhe Fedez, vetëm 7 muajshe, është shtruar në spital me virusin respirator sincitial (Vrs).

Por nuk janë vetëm Ferragnez ata  që janë të shqetësuar për shëndetin e vajzës së tyre. Në Itali, qindra prindër janë të frikësuar për të sapolindurit e tyre të shtruar në spital me të njëjtin virus. Është një pandemi e vërtetë, e cila tashmë ka goditur Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re dhe po përhapet në Itali mes shumë fëmijëve të vegjël.

Repartet e peidatrive dhe terapisë intensive janë plot me foshnja me bronkolit dhe pneumoni të shkaktuar nga virusi. Chiara Ferragni ka bërë një apel: "Mos e nënvlerësoni këtë virus sepse është një bishë e keqe.  Ju lutem". Sëmundja fillon si një ftohje e thjeshtë që prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes: teshtitje, kollë, dhimbje fyti, temperaturë.

Më pas mund të fillojnë shqetësime të frymëmarrjes, rritet shpeshtësia e saj, zgjerohen brimat e hundës dhe gjatë frymëmarrjes shfaqjen dhimbje të lëkurës në zonën e gjoksit dhe shpesh fëmijëve nevojitet oksigjen. Është një virus që shërohet, por kërkon ndërhyrjen e mjekëve në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat