Përkeqësimi i situatës së Covid në këtë shtet/ Mbyllen shkollat, dyqanet dhe restorantet

Evropë

Përkeqësimi i situatës së Covid në këtë shtet/ Mbyllen shkollat, dyqanet dhe restorantet

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 16:03
Rusi

Dyqanet, restorantet dhe shkollat janë mbyllur pjesërisht në Moskë, pasi Rusia ka parë një rritje rekord të vdekjeve dhe rasteve të reja me COVID-19.

Vetëm dyqanet esenciale si, supermarketet dhe farmacitë lejohen të qëndrojnë të hapura në kryeqytet, ndërsa restorantet ofrojnë vetëm shërbim “delivery”.

Autoritetet gjithashtu u kanë dhënë punëtorëve në të gjithë Rusinë 9 ditë pushim, duke filluar nga e shtuna, në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve.

Rusia ka raportuar një rekord 1,159 vdekje nga Covidi, në 24 orët e fundit.

Të dhënat zyrtare zbulojnë gjithashtu 40,096 raste të reja në 85 rajone të Rusisë, një tjetër rekord.

Kujtojmë se, bllokimi i fundit i madh i Rusisë ishte në maj-qershor 2020.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid në Rusi në pandemi është zyrtarisht më shumë se 230,000, më i larti në Europë dhe një nga më të lartat në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat