Mbyti 5 nga 6 fëmijët e saj, 28-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm

Evropë

Mbyti 5 nga 6 fëmijët e saj, 28-vjeçarja dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:44
28-vjeçarja

Dënimi maksimal u dha për një grua në Gjermani e cila vrau pesë nga gjashtë fëmijët e saj, të gjithë nga mosha një deri në tetë vjeç.

28-vjeçarja fillimisht ka qetësuar fëmijët dhe më pas ka mbytur Melinën një-vjeçare; Leonie, dy; Sophie, tre; Timo, gjashtë vjeç; dhe Luca, tetë, një nga një.

Vetëm djali i madh i mbijetoi krimit që tronditi Gjermaninë, sepse e ëma e kishte dërguar te gjyshja.

Hetimet zbuluan se shkaku është bërë një fotografi, ku burri i saj shfaqet me një partnere të re. Pasi pa foton, gruaja i dërgoi një mesazh duke e paralajmëruar se nuk do t’i shihte më fëmijët, i vrau dhe ai u hodh në një tren në lëvizje, por i mbijetoi tentativës për vetëvrasje.

Autoritetet gjetën trupat e fëmijëve në shtretërit e tyre më 3 shtator 2020. Gruaja që mori dënim të përjetshëm, nuk u gjet të vuante nga sëmundje mendore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat