Treni goditi emigrantët në Francë, të paktën një viktimë

Evropë

Treni goditi emigrantët në Francë, të paktën një viktimë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një person humbi jetën dhe tre u plagosën në një tragjedi me emigrantësh në Francë.

Një tren u përplas me një grup emigrantësh që lëviznin në shina pranë Calais në veri të shtetit francez.

Frank Dersen, një zyrtar i rajonit O de France, tha se ata ishin emigrantë nga Eritrea, raporton reuters.

Operatori hekurudhor SNCF njoftoi se qarkullimi në linjën Kale-Dunkirk do të pezullohet deri në mëngjes.

Ndryshe, autoritet franceze kanë filluar hetimet rreth ngjarjes së kobshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat