​Vala e katërt e pandemisë së Covid-19 në Evropë, shumë vende po shtrëngojnë sërish masat

Evropë

​Vala e katërt e pandemisë së Covid-19 në Evropë, shumë vende po shtrëngojnë sërish masat

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një sërë arsyesh kanë shkaktuar rritjen dramatike të infektimeve në Evropë, nga skepticizmi për vaksinën, rënia e fuqisë mbrojtëse të saj pas 5 muajsh, moti I ftohtë etj.

Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën po përhapen infektimet si "seriozisht shqetësuese". Ai e shikon Evropën në qendër të një krize të re pandemike shpjegon Deutshce Welle.

Holanda dhe Çekia kanë rivendosur detyrimin për maskat në ambientet e brendshme, dhe detyrimin e pasaportës së vaksinimit për vizitorët e restoranteve, bareve etj.

Shifrat e infektimeve janë rritur me 40% në një javë në Holandë, ndërsa në Çeki janë shtuar ndjeshëm dhe rastet e rënda. Më pas se 60% e çekëve janë vaksinuar.

Rumania dhe Bullgaria regjistrojnë aktualisht shifrat më të larta të vdekjeve në Evropë që nga fillimi i pandemisë. Ekspertët në Bukuresht e krahasojnë situatën me gjendjen në Lombardi vitin e kaluar.

Rumania prej kohësh përjeton kriza qeveritare dhe besimi i popullit tek autoritetet është i ulët. Po ashtu edhe në Bullgari, ku sipas të dhënave, vetëm një çereku i popullsisë është vaksinuar, ka një rritje të dyshimeve për vaksinën.

Në fund të tetorit në Francë infektimet ishin rritur 50% krahasuar me fillimin e muajit. Pritet që detyrimi për pasaportën e vaksinës në ambientet publike të shtyhet deri në vitin e ardhshëm.

Pak muaj më parë Franca vendosi detyrimin për vaksinim për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë dhe administratës publike dhe arriti një kuotë vaksinimi 88% tek të rriturit.

Ndërsa në Gjermani, ministrat e Shëndetësisë vendosën të premten raundin e tretë të vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, që e kanë marrë vaksinën e dytë para gjashtë muajsh. Arsyeja është rritja dramatike e infektimeve, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Epidemiologët i tremben ardhjes drejt Evropës perëndimore të një vale të katërt infektimesh nga Evropa lindore, ku shifrat janë shumë të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat