Vodka artizanale e metanolit lë 20 studentë në gjendje të rëndë pas festës së ditëlindjes në Rusi

Evropë

Vodka artizanale e metanolit lë 20 studentë në gjendje të rëndë pas festës së ditëlindjes në Rusi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:41
Foto

Një festë ditëlindjeje përfundoi me 13 studentë të dërguar me urgjencë në spital prej helmimit nga alkooli në Rusi pasi ndanë një shishe vodka artizanale me shije karameleje.

Shishja pesë-litërshe e pijes u konsumuar nga 21 të rinj në festën e ditëlindjes në Rusi, një prej të cilëve është fatkeqësisht në gjendje kome, dhe dy të tjerë që po luftojnë për jetën.

Autoritetet në qytetin Kazan, thanë se 13 nga 19 nxënësit që celebronin u dërguan në spital për helmim nga alkooli metilik, ose metanoli.

Studentja e mjekësisë Anastasia Prokudina, 20 vjeçe, është në gjendje kome teksa doktorët tentojnë të shpëtojnë jetën e saj, ndërsa  19-vjeçarja Daria Poyarkova, dhe 18-vjeçarja Madina Khamitova mbeten në gjendje “të rëndë” sipas raportimeve.

Rusia ka raportuar një seri vdekjesh dhe incindetesh të rënda nga pijet alkoolike artizanale muajt e fundit.

Grupi në Kazan po festonin ditëlindjen e 21 vjeçarit Alexander Poyarkov, i cili është gjithashtu një këngëtar amator vendas.

Ata u helmuan nga shishja pesë-litërshe e vodkës që u soll në festë në shtëpinë e marrë me qera, thanë raportimet.

Një hetim kriminal është hapur për cështjen teksa policia është në kërkim të furnizuesit të alkoolit, një 35 vjeçar i kërkuar nga autoritetet.

Muajin e kaluar 36 njerëz vdiqën në qytetin e Orsk dhe disa të tjerë në Yekaterinburg nga helmimi me alkool toksik metanoli në pijet e lira artizanale.

Këtë vit janë rreth 500 njerëz llogaritet se kanë humbur jetën nga alkooli toksik në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat