U shemb krateri vullkanit, ngjyrat magjike të llavës dhurojnë spektakël!

Evropë

U shemb krateri vullkanit, ngjyrat magjike të llavës dhurojnë spektakël!

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:34
Fagradalsfjall

Pamja mahnitëse e shembjes së kraterit vullkanik Fagradalsfjall në Islandë i ka magjepsur të gjithë.

Momenti i veçantë është kapur dhe shpërndarë nga fotografi Horour Kristleifsson.

Kombinimi i ngjyrave të llavës, teksa shemben buza e kraterit i ka bërë të gjithë që të rishpërndajnë videon, duke e bërë një nga më viralet e momentit.

“Në ‘xhiron’ me dron, teksa po fluturoja mbi kraterin vullkanik Fagradalsfjall, një pjesë e buzës së kraterit u shemb.

Kjo pjesë mund të duket e vogël, por në fakt është sa një ndërtesë 5-katëshe!" shkroi Kristleifsson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat