Varianti i ri Omicron, ministrat në G7 mbledhje urgjente të hënën

Evropë

Varianti i ri Omicron, ministrat në G7 mbledhje urgjente të hënën

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Britania e madhe bëri të ditur se do të thërrasë një takim urgjent të ministrave të shëndetësisë të G7 të hënën për të diskutuar zhvillimet mbi variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Takimi vjen në një kohë kur ky variant është zbuluar në Britani, Gjermani dhe Itali, ndërsa ministri francez i shëndetësisë u shpreh të dielën se ky mutacion ka të ngjarë të jetë duke qarkulluar edhe në Francë.

Qeveria britanike njoftoi masa të reja të shtunën në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri COVID-19, shkruan Euronews.

Në kuadër të masave hyjnë ashpërsimi i rregullave për njerëzit që mbërrijnë në Britani nga jashtë dhe urdhrat për mbajtjen e maskave në mjediset e shitjes me pakicë dhe në transport publik.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, dhe aktualisht Mbretëria e Bashkuar mban presidencën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat