Gjermania: Po punojmë ngushtë me Uashingtonin për të respektuar marrëveshjen mbi gazsjellësin rus

Evropë

Gjermania: Po punojmë ngushtë me Uashingtonin për të respektuar marrëveshjen mbi gazsjellësin rus

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 00:43
Foto

Gjermania tha të dielën se po vazhdon të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për zbatimin e një marrëveshjeje për gazsjellësin Nord Stream 2, i cili kalon nën Detin Baltik dhe transporton gaz nga Rusia në Gjermani.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se po vazhdon të koordinojë ngushtë veprimet me administratën amerikane për zbatimin e një deklarate të përbashkët për gazsjellësin, një projekt prej 11 miliardë dollarësh.

Administrata Biden ka hequr dorë nga sanksionet ndaj operatorit të gazsjellësit dhe ka bërë një marrëveshje me Gjermaninë në korrik, megjithëse javën e kaluar vendosi sanksione të mëtejshme që vunë nën shënjestër kompaninë e lidhur me Rusinë Transadria Ltd, si dhe anijen e saj.

"Ne i refuzojmë fort sanksionet mes aleatëve", thanë zyrtarët në përgjigje të një pyetjeje të drejtuar nga agjencia Reuters në lidhje me një lajm të botuar nga Axios, ku thuhej se Berlini u kishte kërkuar ligjvënësve amerikanë të mos vendosnin sanksionone ndaj gazsjellësin Nord Stream 2, pasi një gjë e tillë do të "dobësonte" besueshmërinë e SHBA-së dhe "përfundimisht do të dëmtonte unitetin transatlantik".

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane e kundërshtojnë gazsjellësin që anashkalon Ukrainën.

Ata thonë se kjo do ta bënte Evropën shumë të varur nga gazi rus, por disa qeveri të tjera evropiane thonë se lidhja është jetike për të siguruar furnizim me energji.

Gjermania ka pranuar të ndërmarrë veprime nëse Rusia do ta përdorte energjinë si armë në marrëdhëniet e saj me Ukrainën, por marrëveshja nuk ofron një kriter specifik se si do të arrihej në një përfundim të tillë.

Faqja e lajmeve Axios citonte një dokument të 19 nëntorit që përshkruan hapat që do të ndërmerrte Gjermania, që përfshin nga "mesazhet e forta publike" që dënojnë sjelljen e Rusisë tek mundësitë për pezullimin e takimeve politike.

Në nivel të BE-së, në dokument thuhej se Gjermania "po merrte pjesë aktive në proces për të identifikuar opsionet për masa shtesë kufizuese", njoftoi Axios.

Në dokument thuhej gjithashtu se Nord Stream 2 nuk paraqet "asnjë kërcënim për Ukrainën për sa kohë që sigurohet tranziti i një sasie të arsyeshme gazi" ndërsa sanksionet e mundshme mbi gazsjellësin, i shihte si "një një fitore për Putinin", pasi do të përçante aleatët perëndimorë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat