​Magdalena Andersson rizgjidhet kryeministre e Suedisë

Evropë

​Magdalena Andersson rizgjidhet kryeministre e Suedisë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 21:29
Magdalena Andersson

Magdalena Andersson është zgjedhur për të udhëhequr një qeveri njëpartiake, e para në 15 vjet, e përbërë vetëm nga anëtarë të Partisë Social Demokrate.

Kundër zgjedhjes së saj votuan 173 deputetë, që sipas ligjit suedez mjafton për të pranuar vendimin në Parlament.

Andersson u zgjodh kryeministre e parë femër e Suedisë javën e kaluar, por dha dorëheqje pas vetëm shtatë orësh.

Kjo pasi Partia e Gjelbër u largua nga qeveria për të votuar mbi propozimin e buxhetit të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat