Shoferi kishte harruar të vendoste frenin e dorës, kamioni goditi 15 vetura në Turqi

Evropë

Shoferi kishte harruar të vendoste frenin e dorës, kamioni goditi 15 vetura në Turqi

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Duke qenë se nuk i kishte vendosur frenin e dorës, kamionçina, e cila ka lëvizur papritur, goditi 15 automjete të parkuara në anë të rrugës gjersa ngjarja është pasqyruar në kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Cumhuriyet të Stambollit. Shoferi, i cili kishte për të shkarkuar mallin në vendin e punës, parkoi kamionin dhe doli nga automjeti.

Por kamioni, të cilit shoferi kishte harruar të vinte frenën e dorës, nisi të lëvizte në një moment. Me të kuptuar se kamioni ishte në lëvizje, drejtuesi dhe qytetarët përreth kanë tentuar të ndalojnë mjetin duke vrapuar pas tij.

Kamioni gjatë përshpejtimit në tatëpjetë, ka përplasur mjetet e parkuara në korsinë e kundërt dhe në fund është ndalur.

Policia turke tashmë ka nis hetimet dhe ka marr në pyetje shoferin e kamionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat