E torturonte 6-vjeçarin brutalisht, të burgosurit i hedhin kripë njerkës së ligë

Evropë

E torturonte 6-vjeçarin brutalisht, të burgosurit i hedhin kripë njerkës së ligë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Ngjarja e ndodhur në Qershor të 2019 vazhdon të jetë ende në qendër të medias britanike

Njerka “e ligë” e dënuar për vrasjen e thjeshtrit të saj 6-vjeçar dhe helmimin e tij me ushqime tejet të kripura, mori një reagim të fortë nga të burgosurit e tjerë të cilët i hodhën kripë dhe e kërcënuan.

Ngjarja e ndodhur në Qershor të 2019 vazhdon të jetë ende në qendër të medias britanike për shkak të detajeve të përbindshme të historisë.

32-vjeçarja Emma Tustin i shkaktoi “dëm të pakthyeshëm në tru” Arthur Labinjo-Hughes në shtëpinë e saj në Solihull, Britani pasi e tundte dhe e përplaste pas një muri. Djalit iu privua ushqimi dhe uji i duhur, rrinte në izolim 14 orë në ditë dhe rrihej, goditej e qëllohej vazhdimisht.

Image
Emma Tustin i shkaktoi “dëm të pakthyeshëm në tru” Arthur Labinjo-Hughes në shtëpinë e saj

Përveç këtyre, njerka i jepte me zor ushqime tejet të kripura duke shkaktuar helmimin e tij.

Më pas, ajo i dërgoi një foto të atit të djalit, 29-vjeçarit Thomas Hughes i cili u fajësua si bashkëpunëtor, por jo në vrasje. Në përgjigjen e tij, ai i thoshte Tustin “thjesht jepi fund”. Të dy u përshkruan në gjykatë si “të pamëshirshëm dhe mizorë”, ndërsa prokurori tha se Tustin ndiente urrejtje ndaj vogëlushit pasi e shihte si “pengesë” në marrëdhënien e saj me babanë e tij.

Djalit iu gjetën 130 lëndime në trup. Ai detyrohej të qëndronte në këmbë si rojet e Pallatit Buckingham për orë të tëra dhe pas publikimit të imazheve e regjistrimeve, Arthur nuk mund të fliste e të qëndronte mbi dy këmbët e tij.

Image
Thomas Hughes u fajësua si bashkëpunëtor, por jo në vrasje

Tustin pranoi se kishte mbi 200 regjistrime zëri të Arthur i cili shpesh qante rënkonte gjatë ndëshkimeve të cilat ia dërgonte babait të tij për t’i demonstruar “sjelljen mistrece” të të birit gjatë kohës që ai nuk ishte.

Vrasja e tij shkaktoi një shok të madh në Britani kur në gjykatë u publikua një material ku 6-vjeçari përsëriste “askush nuk më do” dhe nuk mundej as të ngrinte një jorgan, pak orë përpara vdekjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat