Itali, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, ja çfarë rrezikoni

Evropë

Itali, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, ja çfarë rrezikoni

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 13:10
Ilustrim

Nga kjo e hënë në Itali hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid dhe super ‘Green Pass’ edhe në zonën e sigurt.

Dekreti ministror i miratuar me 24 nëntor parashikon gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro për këdo që tenton të hyjë në bare dhe restorante pa pasur vaksinën.

Qeveria mendon se do të shtojë ndërgjegjësimin e masës teksa i bllokon aksesin personave të pavaksinuar. Draghi ka angazhuar të gjithë forcat policore që të bëjnë kontrolle te detajuara në të gjitha ambientet e ndaluara dhe kushdo që nuk bindet të tregojë certifikatën e gjelbër që lidhet me vaksinimin apo kalimin e sëmundjes do të gjobitet.

Ky dokument do të kërkohet në mbarë vendin në të gjitha format e transportit, por edhe aktivitete të tjera që parashikojnë praninë e të tjerë personave afër jush.

Në fuqi do vijojë të mbetet tamponi negativ për të shkuar në punë, në palestër, të qëndroni natën në hotel, por jo për bizneset e gastronomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat