Bildt: Në rast se Rusia pushton Ukrainën, në Evropë do të ketë luftë të madhe me pasoja të thella

Evropë

Bildt: Në rast se Rusia pushton Ukrainën, në Evropë do të ketë luftë të madhe me pasoja të thella

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Carl Bildt

Pas publikimit të planit potencial të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ka pasur reagime të shumta nga figura të rëndësishme në botë.

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt nëpërmjet një shkrimi në Twitter, duke shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Ukrainës.

Bildt është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Evropë do të ndodhi një luftë e madhe me pasoja të thella.

“Nëse ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia, do të ndodhë një luftë e madhe evropiane me pasoja shumë të thella. Nuk ka gjasa të kufizohet brenda territorit të Ukrainës”, ka shtuar Bild.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë qysh në fillim të vitit 2022.

Për këtë çështje, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do të diskutojnë të martën nëpërmjet një bisede telefonike.

Në këtë bisedë, Biden pritet të përcjellë “shqetësimin e SHBA-së në lidhje me aktivitetet e trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe do të riafirmojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat