Italia regjistroi 9,503 të infektuar dhe 92 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistroi 9,503 të infektuar dhe 92 humbje jete në 24 orë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë  konfirmuar 9,503 raste të reja me koronavirus nga 301,560 teste të kryera.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e Covid-19 nuk mundën të mbijetonin 92 qytetarë.

Sa i përket situatës në spitale, sipas raportimeve në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 743 pacientë, shtatë më shumë se të dielën.

Kurse numri i pacientëve në pavijonet e tjera Covid është 5,879, ose 282 më shumë se dje. Aktualisht vendi numëron 235,835 raste aktive, 3,835 më shumë se një ditë më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat