Partia Socialdemokrate Gjermane publikoi emrat e ministrave të qeverisë federale

Evropë

Partia Socialdemokrate Gjermane publikoi emrat e ministrave të qeverisë federale

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:25
Partia Socialdemokrate Gjermane

Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Lauterbach do të bëhet Ministër Federal i Shëndetësisë. Këtë e bëri të ditur SPD gjatë prezantimit të listës së kabinetit të tij në Berlin.

SPD është e fundit nga tre partitë e "semaforit" që ka emëruar ministrat e saj për qeverinë e ardhshme.

Karl Lauterbach e merr postin nga politikani i CDU-së, Jens Spahn. Lauterbachu tha se do ta fitojë betejën kundër pandemisë Corona. Ai premtoi edhe fuqizim të sistemit shëndetësor.

Spahn uron

Ministri Federal i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, përgëzoi pasardhësin e tij të caktuar, Karl Lauterbach. Për këtë detyrë të rëndësishme dhe të vështirë, por edhe shumë të bukur, ai i uron suksese dhe dorë të mbarë, shkroi politikani i CDU-së në Twitter. Menaxhimi i kësaj pandemie mbetet një detyrë e përbashkët.

Për herë të parë një ministre federale e Brendshme

Ministrja e ri e Brendshme do të jetë Nancy Faeser, kryetare e socialdemokratëve për landin federal të Hessen-it. Ministër i Punës mbetet ministri aktual Hubertus Heil. Ministrja aktuale e Drejtësisë, Christine Lambrecht merr Ministrinë e Mbrojtjes. Portofolin e Ndërtimit dhe Banimit e merr Klara Geywitz, deputete e parlamentit të landit të Brandenburgut. Së bashku me Geywitz-in, Scholz-i kandidoi para dy vjetësh pa sukses për të kryesuar partinë socialdemokrate gjermane, SPD.

Image
Olaf Scholz, Wolfgang Schmidt, Svenja Schulze, Karl Lauterbach, Nancy Faeser, Christine Lambrecht, Klara Geywitz, Hubertus Heil

Ministrja e deritashme Federale e Mjedisit, Svenja Schulze do të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit. Shefi i ri i Kancelarisë Federale është i besuari i Scholz-it, Wolfgang Schmidt.

Pasdite, të Gjelbrit duan të shpallin vendimin e tyre për marrëveshjen e koalicionit qeveritar. SPD dhe FDP kanë rënë dakord tashmë për të në fundjavë.

Më shumë femra se meshkuj

SPD është e fundit nga tre partitë e semaforit, që i shpall emrat e ministrave të saj. Scholz-i theksoi se e konsideronte të drejtë që SPD duhet të dërgonte katër femra dhe tre meshkuj në qeverinë e ardhshme. Gjysma e popullsisë përbëhet nga gra. Prandaj atyre duhet t'u jepet edhe gjysma e pushtetit./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat