Nuk pranoi të vinte maskën, i riu qëllon me armë, vret dy persona dhe plagos 4 të tjerë

Evropë

Nuk pranoi të vinte maskën, i riu qëllon me armë, vret dy persona dhe plagos 4 të tjerë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë ka ndodhur në Moskë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur 4 persona, përfshirë edhe një fëmijë, pasi një person ka qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se autori i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka qëlluar me armë zjarri pas një debati me policinë, pasi ky i fundit i ka kërkuar që të vendos maskën përpara se të hynte në qendër.

Por burri nuk ka pranuar, duke bërë që ai të  nxirrte armën dhe të qëlloj.

 “Sipas informacioneve të para, pas një mosmarrëveshjeje që lindi kur roja i kërkoi burrit që hyri në qendër të vendoste maskën, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha një burim në agjenci.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin konfirmoi në rrjetet sociale ngjarjen e rëndë dhe se autori ishte arrestuar.

Nga plumbat e armës së autorit kanë mbetur të vdekur një punonjës i qendrës së shërbimit të qytetarëve dhe një vizitor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat