Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Francë

Evropë

Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në Francë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:00
Një infermiere në një spital të Francës

Të martën Franca regjistroi një rritje të shtrimeve në spital me COVID-19, pas rritjes së rasteve të reja të infeksioneve që nga mesi i nëntorit, rritje kjo që përkthehet në rritjen e numrit të pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi se numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet franceze u rrit nga 618 në 12,714.

Kjo është rritja e dytë më e lartë gjatë 24 orëve, pas rritjes në muajin prill, kur numri i pacientëve në spitale në Francë ishte mbi 30 mijë e 600.

Ditë më parë, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka thënë se vala aktuale e pandemisë në Francë mund të ketë pikun në janar të vitit të ardhshëm.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 119 mijë viktima nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat