Turistët do të mund të hyjnë vetëm me një test negativ PCR në Greqi

Evropë

Turistët do të mund të hyjnë vetëm me një test negativ PCR në Greqi

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Turistë së shpejti do të mund të hyjnë në Greqi vetëm me një test PCR negativ për coronavirus, njoftoi të mërkurën ministria e shëndetësisë.

Masa hyn në fuqi më 19 dhjetor dhe testet nuk duhet të jenë më të vjetra se 48 orë.

Varianti Omicron u zbulua tre javë më parë dhe tashmë është shfaqur në 77 vende, raporton reuters.

Dyshohet se Omicron do të përhapet me shpejtësi për shkak të numrit të madh të mutacioneve dhe se vaksinat ekzistuese kundër coronavirusit nuk po ofrojnë mbrojtje efektive kundër variantit të ri.

Të paktën një person i infektuar me Omicron ka vdekur në Britani, tha të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson, duke konfirmuar kështu vdekjen e parë në botë nga ai variant.

Ndryshe, Greqia deri më tani ka regjistruar mbi një milion të infektuar me virus gjersa kanë vdekur 19475 njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat