Arsimtari turk i matematikës filmohet duke rrahur brutalisht një nxënës

Evropë

Arsimtari turk i matematikës filmohet duke rrahur brutalisht një nxënës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Pamje nga rrahja brutale

Opinioni në Turqi është shokuar pas publikimit të pamjeve, ku shihet një arsimtar i matematikës në një shkollë në Ortakioy të Aksaray-it duke goditur pamëshirshëm një nxënës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur një arsimtare ndërhyn për ta shpëtuar nxënësin e gjorë, që rrihej brutalisht nga arsimtari në korridor të shkollës.

Pas publikimit të pamjeve arsimtari është shkarkuar dhe ndaj tij pritet të fillojnë hetimet. E nga zhurma e madhe e shuplakave, arsimtarët e tjerë dalin në korridor për të parë se çfarë po ndodhë dhe për t’i dalë në ndihmë djaloshit.

Siç raportojnë mediat turke, ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 14 dhjetor, kurse pamjet janë publikuar mbrëmë. Lidhur me këtë veprim kanë reaguar ashpër kolegët e arsimtarit të identifikuar si Ali Riza Y. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat