Rriten shifrat me Omicron në Evropë, shumë shtete regjistrojnë rekord të rasteve me Covid-19

Evropë

Rriten shifrat me Omicron në Evropë, shumë shtete regjistrojnë rekord të rasteve me Covid-19

Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Vala e variantit Omicron vijon të rrisë shifrat e infektimeve edhe në pjesën tjetër të Evropës. Britania e madhe raportoi mbi 218 mijë raste në 24 orët e fundit dhe 48 viktima të martën.

60 për qind e personave mbi 12 vjeç dhe 75 për qind e atyre mbi 18, kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Në alarm janë dhe autoritetet italiane, ku në 24 orë u regjistruan mbi 170 mijë raste dhe 259 vdekje.

Për të frenuar pandeminë po mendohen masa të reja, si shtyrja e hapjes së shkollave, puna nga shtëpia dhe vaksina me detyrim për mbi 60-vjeçarët.

Sakaq Qipro, bëhet vendi me numrin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë, me 2,505 raste për çdo 100 mijë banorë.

Pas tij, renditen Danimarka, Irlanda, Greqia dhe Franca.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat