Rekord pas rekordi në Kroaci – Omicroni ka rritur numrin e të vdekurve dhe të infektuarve

Evropë

Rekord pas rekordi në Kroaci – Omicroni ka rritur numrin e të vdekurve dhe të infektuarve

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore kroate kanë publikuar të dhënat e reja për coronavirusin.

Kroacia ka regjistruar mbi 9000 raste të reja, një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë.

Në fakt, testimi u krye tek 19975 persona gjersa të infektuar rezultuan 9058 njerëz. Rekordi është thyer dje, kur kemi pasur 8587 raste.

Gjithashtu është bërë e ditur se 33 pacientë nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë.

“Vala e pestë tashmë është këtu, është bashkuar me të katërtën. Omicron nuk do të kalojë asnjë nga ne, vaksinohuni!”, tha ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili një ditë më parë tha se 30 deri në 40 persona pozitivë mund të kenë variantin Omicron të virusit. Tani kjo përqindje mund të jetë edhe më e lartë.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 745 mijë raste me coronavirus ndërsa kanë vdekur 12764. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat