Sindikata e policisë italiane ankohet për maskat ngjyrë rozë që iu dhanë oficerëve për t’i bartur gjatë detyrës

Evropë

Sindikata e policisë italiane ankohet për maskat ngjyrë rozë që iu dhanë oficerëve për t’i bartur gjatë detyrës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Një sindikatë e policisë italiane është ankuar pasi oficerëve iu dhanë maska ngjyrë rozë për t’i bartur në detyrë.

Sipas medieve të huaja, një numër maskash rozë iu ndanë forcave të policisë në disa provinca italiane gjatë pandemisë së COVID-19 në javët e fundit.

Por një sindikatë e oficerëve të policisë italiane ka denoncuar masën, duke thënë se ngjyra mund të “dëmtojë imazhin e institucionit”.

Në një letër drejtuar kreut të policisë kombëtare, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës Autonome të Policisë (SAP) protestoi kundër maskave.

Stefano Paoloni tha se maskat rozë ishin “të papërshtatshme” për oficerët. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat