Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 108 persona

Evropë

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 108 persona

Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Greqia prej ditësh ndodhet në valën e rritjes së rasteve të reja të infektuar me Covid për shkak të përhapjes së variantit Omicron në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë rezulto se janë konfirmuar të infektuar me Covid 20 507 raste të reja dhe kanë humbur jetën 108 pacientë,

Vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë në terapi intensive 679 qytetarë mosha mesatare e të cilëve është 66 vjeç.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 762 870 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 22 476 qytetarë mosha e të cilëve ka qenë  mbi 70 vjeç dhe 95.0% kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat