Italia regjistroi 179,106 të infektuar dhe 373 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistroi 179,106 të infektuar dhe 373 humbje jete në 24 orë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 179,106 të infektuar nga 1,117,553 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve bëri gjithashtu të ditur se humbjet e jetës për sot janë 373.

Kurse, të shëruarit për sot janë 171,565. 

Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv janë rritur (+9), kurse në pavijonet e tjera Covid-19 ka 174 pacientë më pak.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, dozat e administruara deri më tani në total janë thuajse 123 milionë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat