Numri i të infektuarve në Itali thuajse 10 milionë, në 24 orë u regjistruan 227 humbje jete

Evropë

Numri i të infektuarve në Itali thuajse 10 milionë, në 24 orë u regjistruan 227 humbje jete

Më: 23 janar 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 138,860 raste të reja me koronavirus nga 933,384 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e Covid-19, humbën jetën edhe 227 qytetarë. Kurse, totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 143,523.

Në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,685 pacientë, kurse të shëruarit janë 131,303.

Numri i të infektuarve në vend është duke shkuar 10 milionë. Më konkretisht, që nga fillimi i pandemisë vendi fqinj numëron 9,923,678 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat