Belgjika miraton dozën e katër të vaksinës anti-Covid te personat me imunitet të dobët

Evropë

Belgjika miraton dozën e katër të vaksinës anti-Covid te personat me imunitet të dobët

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Belgjika është një ndër vendet në botë që ka vendosur aplikimin e dozës së katër të vaksinës anti-Covid.

Autoritetet shëndetësore belge kanë vendosur që doza e katër të aplikohet fillimisht tek personat me imunitet të dobët.

Këshilli i Lartë i Shëndetësisë rekomandon forcimin e individëve me imunitet të dobët që janë shumë të cenueshëm dhe të rrezikuar nga koronavirusi. Ministrat e Shëndetësisë sapo kanë dhënë dritën jeshile, me një zbatim së shpejti”,  ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë e Ëallonisë, Christy Moreal.

Ndërkohë aktualisht në Belgjikë doza e tretë e vaksinës mund të merret nga të gjithë qytetarët që janë mbi 18 vjeç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat