Rusia mund të shkaktojë “katastrofë totale” në ekonominë ukrainase

Evropë

Rusia mund të shkaktojë “katastrofë totale” në ekonominë ukrainase

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:18
Bllokimi i tregtisë detare do të ishte një “katastrofë totale”

Nëse Moska vendos ta pushtojë Ukrainën, marinarët dhe anijet e flotës detare ushtarake ruse mund të nisin sulme amfibe, për t’ia këputur Kievit qasjen në Detin e Zi.

Analisti i sigurisë, Mykhaylo Samus, thotë se bllokimi i tregtisë detare do të ishte një “katastrofë totale” për ekonominë e Ukrainës, duke e lënë atë praktikisht të izoluar.

Forca e vogël detare ukrainase nuk do të mund t’i bënte ballë marinës ruse, e cila e ka ushtruar një operacion amfib në prillin e vitit 2021.

Gjashtë anije ruse nga Flota e Baltikut dhe nga Flota Veriore janë nisur drejt Mesdheut për manovra, dhe ekziston frika se ato mund të devijohen më vonë drejt Detit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat