Tragjedi pas mosmarrëveshjeve rreth tokës, një burrë vret vëllanë, gruan dhe dy fëmijët e tij – pastaj edhe veten

Evropë

Tragjedi pas mosmarrëveshjeve rreth tokës, një burrë vret vëllanë, gruan dhe dy fëmijët e tij – pastaj edhe veten

Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:51
Policia

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 15 vjeç ishin në mesin e katër personave të vrarë në qytetin sicilian Licata të mërkurën, ndërsa një burrë “shfarosi” familjen e vëllait të tij, kanë thënë burime për agjencinë e lajmeve ANSA.

Sipas mediumit në fjalë, Angelo Tardino, 48 vjeç, tentoi më pas vetëvrasjen ndërsa ishte në telefon me policinë e Karabinierëve pasi vrau vëllain, kunatën dhe dy fëmijët e tyre.

Karabinierët arritën ta kontaktojnë atë përmes telefonit dhe po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej kur dëgjuan një të shtënë dhe kuptuan se ai kishte tentuar vetëvrasjen, thanë burimet.

Policia e Karabinierëve fillimisht mendoi se Tardino kishte vdekur, por më pas vuri re se ai po merrte ende frymë kur shkuan tek ai.

Ai u dërgua në spitalin Sant’Elia të Caltanissetta në një gjendje kritike dhe vdiq pak pasi mbërriti.

Sipas një rikonstruksioni fillestar nga karabinierët, bazuar në dëshmitë e disa fqinjëve, deri te masakra ka mundur të vije nga një mosmarrëveshje familjare për arsye interesi që lidhen me ndarjen e disa tokave bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat