Erdogan fton Putinin për vizitë në Turqi, ja çka i ka thënë atij për konfliktin në Ukrainë

Evropë

Erdogan fton Putinin për vizitë në Turqi, ja çka i ka thënë atij për konfliktin në Ukrainë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:15
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të vizitojë vendin e tij.

“Ne e kemi ftuar Putinin në vendin tonë. Ne duam të ndërmarrim hapa për të organizuar takimin tonë dypalësh”, tha Erdogan për NTV.

Erdogan shtoi se ka në plan të diskutojë marrëdhëniet mes dy vendeve me presidentin rus.

Ai tha gjithashtu se kishte nevojë për një dialog gjithëpërfshirës që do t'i përgjigjej disa frikës ruse në lidhje me sigurinë, raportoi Reuters.

Agjencia shton se lideri turk tha se nuk do të ishte e mençur që Rusia të fillonte një konflikt ushtarak në Ukrainë dhe se në atë rast, Turqia do të bënte atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat