Suedia nuk e rekomandon vaksinën për fëmijët e moshës 5 deri 12 vjeç

Evropë

Suedia nuk e rekomandon vaksinën për fëmijët e moshës 5 deri 12 vjeç

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Suedia ka vendosur të mos rekomandojë vaksinën kundërCOVID-19 për fëmijët nga mosha 5 deri në 12 vjeç, njoftoi të enjten Agjencia Suedeze e Shëndetësisë.

“Me njohuritë që kemi sot për rrezikun e ulët të sëmundjeve serioze për fëmijët, ne nuk shohim një përfitim të qartë nga vaksinimi i tyre”, tha zyrtarja e agjencisë Britta Bjorkholm në një konferencë shtypi.

Ajo theksoi se ky vendim mund të ndryshohet nëse hulumtimi çon në njohuri të reja ose një variant i ri ndryshon rrjedhën e pandemisë. Fëmijët në rrezik po marrin tashmë vaksinën.

Suedia, pavarësisht testimeve të kufizuara, kishte më shumë se 40.000 raste të reja më 26 janar, një numër rekord. Por ndërkohë që vala e katërt po thyen rekorde të numrit të të infektuarve, sistemi shëndetësor nuk është nën presionin e madh si në valët e mëparshme.

Të enjten ishin 101 pacientë në kujdes intensiv, shumë më poshtë se 400 në pranverën e 2021. Në Suedi, një vend që u kritikua në fillim të pandemisë për masa liberale për të luftuar virusin, gjithsej 16.000 njerëz vdiqën.

Qeveria suedeze zgjati të mërkurën kufizimet që përfshijnë orë të kufizuara të hapjes për restorantet dhe numrin e vizitorëve në ngjarjet e brendshme. Masat janë zgjatur me dy javë dhe qeveria shpreson t'i heqë ato më 9 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat