Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme

Evropë

Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Kroacia sot pasdite është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.

E rajoni që më së shumti u godit ishte Miranjami, ku erërat merrnin me vete gjësende të ndryshme sikurse në filmat fanta-shkencë të Hollywood-it.

Banorët kanë filmuar stuhinë e fuqishme që ka kaluar pranë vendeve ku ata jetojnë, e pamjet janë rrëqethëse.

Madje shumë kulme të shtëpive janë dëmtuar, e pemët e shkulura kanë përfunduar nëpër rrugë, duke e vështirësuar komunikacionin.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat