Mijëra persona të vdekur në vitet e fundit/ Disa fakte mbi territoret e mbajtura nga rebelët në Ukrainën lindore

Evropë

Mijëra persona të vdekur në vitet e fundit/ Disa fakte mbi territoret e mbajtura nga rebelët në Ukrainën lindore

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 01:22
Foto ilustrim

Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut shpallën pavarësinë e tyre në vitin 2014 – menjëherë pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës, transmeton BBC, transmeton "Bota sot".

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për nxitjen e trazirave dhe dërgimin e armëve për rebelët, të cilët tani kontrollojnë zona të mëdha të rajonit të njohur si Donbas.

Mirëpo, Moska gjithmonë i ka mohuar këto akuza.

Në 2014-15 u nënshkruan marrëveshjet e paqes - por ato nuk arritën t’i ndalojnë plotësisht luftimet. Në ditët e fundit ka pasur një rritje të dukshme të granatimeve.

Qindra mijëra njerëz janë larguar nga zonat e kontrolluara nga rebelët, por mendohet se rreth katër milionë njerëz ende jetojnë atje. Rreth 14,000 njerëz - përfshirë shumë civilë - kanë vdekur që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat