Putin bën një tjetër lëvizje! Mbledh oligarkët miliarderë të Rusisë dhe u thotë: Më mbështesni!

Evropë

Putin bën një tjetër lëvizje! Mbledh oligarkët miliarderë të Rusisë dhe u thotë: Më mbështesni!

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:51
Pamje nga takimi

Ndërsa konflikti ka nisur, presidenti rus Vladimir Putin kërkon nga oligarkët mbështetje në këmbim të kushteve të favorshme. Kjo mbledhje e papritur u zhvillua ditën e djeshme. Presidenti rus i siguroi atyre kushte të favorshme për aktivitetet, duke iu bërë thirrje të punojnë me qeverinë për të mbështetur ekonominë dhe “operacionit ushtarak special” në Ukrainë.

“Kjo që po ndodh është një masë shtrënguese, thjesht nuk na dhanë asnjë mundësi për të vepruar ndryshe”- mësohet të ketë thënë Putin. Ai tha gjithashtu se ata kishin krijuar rreziqe të tilla sigurie për Rusinë, saqë ishte e pamundur të reagonte me mjete të tjera.

Presidenti rus tha se ishte i befasuar që në bisedimet me Rusinë për çështjet e sigurisë evropiane, partnerët perëndimorë nuk lëvizën nga pozicionet e tyre as edhe një centimetër. Në të njëjtën kohë, ai i siguroi biznesmenët se Rusia mbetet pjesë e ekonomisë botërore dhe nuk ka ndërmend të godasë sistemin ku ai mendon se është pjesë. “Ne nuk synojmë të godasim sistemin e ekonomisë botërore në të cilin gjendemi”, tha Putin, duke shtuar se partnerët e Rusisë në Perëndim “duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mos synojnë të na nxjerrin nga ky sistem”.

Presidenti rus i siguroi biznesmenët që operojnë në vend se do t’u siguronte lirinë e plotë, ndërsa u bëri thirrje atyre që të punojnë me qeverinë për të mbështetur ekonominë.

“Dëshiroj t’ju kërkoj të shihni me mirëkuptim atë që po ndodh dhe të punoni me qeverinë me frymë solidariteti në kërkimin e atyre mjeteve që do të mbështesin prodhimin, ekonominë, vendet e punës, por duke u nisur nga realitetet që po marrin formë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat