BE-ja shton presidentin rus Putin dhe ministrin e Jashtëm Lavrov në listën e sanksioneve

Evropë

BE-ja shton presidentin rus Putin dhe ministrin e Jashtëm Lavrov në listën e sanksioneve

Nga: M.L. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Josep Borrell

Bashkimi Evropian ka shtuar presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov në listën e tij të sanksioneve, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një konferencë për shtyp të premten pas Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, raporton CNN përcjell "Bota sot".

Ky është rezultati përfundimtar i diskutimit që nuk përfundoi dje në Këshillin Evropian dhe është vendosur sot nga ambasadorët dhe ministrat,” tha Borrell.

Pra, presidenti Putin dhe ministri i Jashtëm Lavrov janë në listën e personave të sanksionuar së bashku me anëtarët e mbetur të Dumës që po mbështesin këtë agresion”, shtoi ai.

Borrell tha se të vetmit liderë botërorë që u sanksionuan nga Bashkimi Evropian janë presidenti sirian Assad dhe ai bjellorus Lukashenko. “Dhe tani Putini”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat