Ministri ukrainas, thirrje ruseve: Merrini burrat tuaj në shtëpi

Evropë

Ministri ukrainas, thirrje ruseve: Merrini burrat tuaj në shtëpi

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:50
foto e publikuar nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba ka dalë me një thirrje të fortë ndaj grave, nënave dhe vajzave të Rusisë.

Përmes postimit të fotos së disa ushtarëve rus të kapur në Ukrainë, Kuleba shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.

“Nëna, gra dhe vajza të ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona.

Qeveria juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, shkruan Kuleba në Twitter.

Ukraina ka raportuar për më shumë se 3 000 ushtarë rusë të vrarë gjatë luftimeve të ditëve të fundit duke shënuar një rekord humbjesh për Rusinë gjatë dekadave të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat