Ambasadori i Finlandës në SHBA i përgjigjet dhëmbë me dhëmbë Rusisë

Evropë

Ambasadori i Finlandës në SHBA i përgjigjet dhëmbë me dhëmbë Rusisë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 21:55
Mikko Hautala

Ambasadori i Finlandës në SHBA i është përgjigjur kërcënimeve të Rusisë nëse shteti nordik do t’i bashkohet NATO-s.

“Ne nuk trembemi për shkak të një deklarate, ne kemi një nga ushtritë më të mira në Evropë”, tha ambasadori Mikko Hautala për Fox News.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Finlanda dhe Suedia “do të përballen me disa pasoja ushtarake dhe politike” nëse bashkohen në NATO.

Hautala tha se Rusia po kërcënon Finlandën për NATO-n për vite me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat